Përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani në 21-vjetorin e rënies

Spread the love
Fotografia e Info Pozherani

Dëshmori i kombit, Mejdi Korrani është përkujtuar me nderime të larta institucionale e shoqërore, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës, familjarë e të afërm, e kanë nderuar dëshmorin Korrani dhe kanë vendosur lule tek varri i tij, në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shpreh gjithë respektin për dëshmorin Mejdi Korrani dhe të gjithë të tjerëve që u flijuan për liri. “Pa dyshim që vepra dhe sakrifica e Mejdiut meriton respektin më të lartë që mund t’ia bëjmë. Do ta kujtojmë gjithë kontributin dhe flijimin për atdhe. Vepra e tij do t’iu shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme si udhërrëfyes i atdhedashurisë”, shprehet kryetari Haliti.


Mejdi Korrani ra dëshmorë 21 vite më parë si pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit.InfoPozherani

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*