RRINI NË SHTËPITË TUAJA O QYTETARË , RRINI NË SHTËPI , JO NË KOJSHI- është thirrja e Kadollit

Spread the love
Fotografia e Vjollca Kadolli

Vjollca Kadolli drejtoresha e QKMF-së në Viti edhe sonte nëpërmjet rrjetit social facebook u ka bërë thirrje qytetarve për të qëndruar në shtepi.

Me gjithë se ajo është nga dita e parë e involvuar drejtpërsëdrejti në këtë luftë kundër pandemisë Covid-19, sonte kur erdhën edhe rezultatet e fundit të nëntë infektuarve Vitias dhe përgjithësisht tridhjet e një qytetarëve në tërë Kosovën ajo nuk heziton si ç’do natë dhe u drejtohet qytetarëve me lutje.

Postimi i saj i plot :

RRINI NË SHTËPITË TUAJA O QYTETARË , RRINI NË SHTËPI , JO NË KOJSHI

Rastet e kontaktit në Viti dhe Ferizaj flasin më së miri se sa duhet të zbatohen rekomandimet për mbajtje të distancës sociale dhe largimit nga kontaktet familjare.
Sot 9 raste të reja në Viti, të gjitha raste të kontaktit. Ka dy muaj qè kemi filluar me këshilla të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë që mbajtja e distancës sociale dhe mbajtja e pastërtisë janë vendimtare në mbrojtje kundër koronavirusit.
Është më se e kuptueshme që raste të kontaktit të del familja e të infektuarit, por është e papranueshme që sot pas dy muajsh këshilla të vazhdueshme , raste kontakti të kemi kushëri, dajë e teze.
Rrini në shtëpitë tuaja qytetarë, shfrytëzojeni mundësinë që keni, sepse NE punëtorët shëndetësorë, policia, zjarrfikësit e disa të tjerë nuk e kemi këtë privilegj.
Besoni që shumë nga ne që çdo ditë po përballemi me pacientët e dyshuar me COVID19 dhe pasdite detyrohemi të kthehemi në familjet tona dhe të rrezikojmë ata, me shumë dëshirë do ndërroheshim me ju.
Po shfrytezojeni këtë mundësi të artë të jeni vetëm, ama VETËM, me familjet tuaja të ngushta.
Bëjeni këtë edhe për Ne punëtorët shëndetësorë.
#RRININËSHTËPITËTUAJA
#MbroneVetenEtëTjerët

Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Specialiste e Mjekësisë Familjare në Viti

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*