KURTI NGA BALLKONI I BANESËS SË TIJ MESAZH QYTETARËVE: NËSE DILNI, IZOLIMI ZGJATET

Spread the love

KURTI NGA BALLKONI I BANESËS SË TIJ MESAZH QYTETARËVE: NËSE DILNI, IZOLIMI ZGJATET

INSAJDERI 16/04/2020

Kurti nga ballkoni i banesës së tij mesazh qytetarëve: Nëse dilni, izolimi zgjatet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nga ballkoni i banesës së tij, u ka dërguar mesazh qytetarëve të Kosovës, që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përndryshe izolimi do të zgjasë edhe më shumë, shkruan Insajderi.

Përmes një videoje që ka publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se nuk duhet të humbasin në pjesën e dytë të lojës, pasi pjesën e parë të lojës.

“Që të fitojmë këtë betejë duhet të ndihmojë secili ta shpëtojmë Kosovën, ta shpëtojmë njëri tjetrin dhe ekonominë tonë, e ajo kërkon bashkëpunimin tuaj, duke respektuar e zbatuar masat dhe udhëzimet”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk i kanë mbyllur shkollat që fëmijët të luajnë bashkë në fusha të lagjes.

“Qëndrimi në shtëpi është i detyrueshëm, kush nuk e respekton këtë masë dëmton shëndetin e pleqve e të sëmurëve, dhe ngarkon ekonominë e spitalet tona”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se luftimi i pandemisë nuk mund të bëhet pa solidaritet, pa menduar, pa kuptuar se si janë të lidhur njëri me tjetrin.  ​/Insajderi.com 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*