Ferizaj shndërrohet në epiqendër të Coronavirusit, 35 raste për 24 ore

Spread the love

35 persona janë konfirmuar si të infektuar me Covid 19 vetëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt duke çuar kështu në total në 53 persona numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë, shkruan IK

Kështu ka bërë të ditur për IK, burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga aty sqarojnë për IK se të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

 “Janë 35 persona. Të gjithë familjar të këtij personit të parë që është prekur’, i thanë IK burime brend IKSHP;së

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 3o ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Aktualisht, Kosova po përballet me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar afro 300 të tjerë si dhe janë shëruar 58 të tjerë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*