Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran vendoset tenda për kontrollin e pacientëve

Spread the love
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran vendoset tenda për kontrollin e pacientëve

Me kërkesën e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shtëpim të Komunës së Vitisë, në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë”, në Pozheran është vendosur tenda e kategorizimit të pacientëve. Kjo do të thotë që pacientët aty do të regjstrohen dhe të identifikohen, do t’iu matet temperatura dhe tensioni i gjakut dhe pastaj do të udhëzohen në bazë të gjendjes që kanë.


Tenda është vendosur nga FSK-Regjimenti i Gjilanit, si masë parandaluese për të evituar frekuentimin e ambienteve të Emergjencës dhe të kësaj qendre mjekësore nga ndonjë pacient që mund të jetë i infektuar me virusin Covid-19.


Ndryshe dje me këtë virus janë identifikuar dy raste të reja, një në Pozheran dhe një në Ramjan.InfoPlus

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*