Komuna e Vitisë ka një apel të rëndësishëm për qytetarët

Spread the love

Komuna e Vitisë iu bën thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë masat kundër virusit COVID-19, sidomos tani kur profesionistët shëndetësor paralajmërojnë një fazë të përkeqësimit. Thirrja vjen një ditë pas diagnostifikimit me këtë virus edhe të dy rasteve të reja në Komunën e Vitisë, një në Ramjan dhe tjetri në Pozheran, të cilat janë kontakte me një person të infektuar nga Ferizaj.

Komuna e Vitisë ka marrë masa të menjëhershme për izolimin e familjeve të të infektuarve. Janë kontaktuar edhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe institucionet të tjera relevante për të marrë masat e domosdoshme në parandalimin e rasteve të reja të mundshme.

Mirëpo, për të mbrojtur shëndetin publik dhe për t’i kontribuar situatës për të mirë, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë thirrjet e institucioneve shëndetësore dhe të mos dalin pa pasur nevojë, të shmangin vizitat familjare, të mbajnë higjienën personale dhe distancën sociale.

Komuna e Vitisë ndonëse ishte vatra e parë e infektimit në Kosovë, deri tani kishte vetëm 7 rastet e para me Covid-19, tre prej tyre tashmë të shëruar.InfoPlus

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*