Ka ndërruar jetë artisti smiras me famë Vebi Azizi

Spread the love

Ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, këngëtari dhe instrumentisti smiras, i njohur gjithandej nëpër Kosovë dhe më gjerë, Vebi Azizi.

Karrierën artistike e ka filluar në moshë të re, duke dhënë kontribut të çmuar vullnetar në përgatitjen e këngëtarêve dhe instrumentistëve të rinj. Ai ishte ndër themeluesit dhe për shumë vite anëtar i Shoqërisë Kulturo Artistike “Jonuz Ramadani”, në Smirë.

Ai nga viti 1992 ka migruar në Gjermani. Qe dy muaj ishte hospitalizuar por nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi per vdekjen e tij ka prekur thellë bashkêvendasit, bashkëpunëtorët, komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Pas vetes ka lënë gruan dhe 4 fëmijë. Varrimi i tij do të bëhet në Gjermani, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia ma Koronavirus.

Ngushëllime familjes Azizi dhe të afërmve të ndjerit! F. Smirë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*