Kurti në Gjilan: Prioritet shëndeti publik, e jo çështjet politike

Spread the love

Kurti në Gjilan: Prioritet shëndeti publik, e jo çështjet politike
07/04/2020

Kurti në Gjilan: Prioritet shëndeti publik, e jo çështjet politike


Kurti në Gjilan: Prioritet shëndeti publik, e jo çështjet politike
Shpërndaje në Facbeook
Shpërndaje në Twitter
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, gjatë një vizite në komunën e Gjilanit, është takuar me kryetarin Lutfi Haziri për të parë menaxhimin e situatës në kohë pandemie nga koronavirusi, shkruan Plus Tv.

Haziri teksa foli për punën në menaxhimin e situatës me koronavirusin tha se janë 15 të infektuar në këtë komunë e nga ta, tre persona janë shëruar.

Kurse, Kurti tha se kjo komunë ka bërë më të mirën në lokalizimin e pandemisë në bashkëpunim me vendimet e qeverisë dhe të ekspertëve shëndetësorë.

“Jemi të përkushtuar që shpërndarjen e virusit ta shtyjmë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë dhe që ta parandalojmë pandeminë. Angazhimi jonë lokal dhe qendror, është shembullor, në këtë muaj prill duhet të jemi më të kujdesshëm”, tha Kurti.

Ai i pyetur për zhvillimet politike në vend, tha se prioritet tashmë është shëndeti publik, e jo çështjet e pingongut politike, siç u shpreh ai.

Ai tha se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera, apo siç e quajti ai “pingpongun politik”.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët”, tha Kurti.

Ndërsa, Haziri tha se komuna e tij bashkë me krizën e virusit po lufton edhe me atë të ujit, kur më së shumti iu duhet qytetarëve tani. Për këtë dhe tema të tjera ai tha se iu drejtua kryeministrit nga i cili pret veprime./Plus

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*