FFK-ja merr letër të re nga UEFA – kjo është arsyeja

Spread the love

FUTBOLL03 PRILL 202015:09

Anulimi i kampionatit të Belgjikës e ka aktivizuar edhe më shumë UEFA-n që menjëherë u ka dërguar letër të gjitha federatave nacionale anëtare të saj.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) së bashku me Asociacionin e Klubeve Evropiane dhe Ligat Evropiane, kanë kërkuar nga federatat nacionale që mos të anulojnë kampionatet vendore.

Letrën e UEFA-s e ka pranuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se njëherë nuk është opsion anulimi i Superligës së Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës, njëjtë si shumica e ligave nacionale në Evropë dhe garat evropiane, është e pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në Evropë kampionatin po e vazhdon vetëm Bjellorusia.

“Kemi pranuar një letër nga UEFA. Është letër e përgjithshme ku kërkohet nga federatat nacionale që të ketë uniformitet dhe t’iu përmbahemi këshillave. Plani i Federatës sonë është që të vazhdojmë kampionatin dhe ta përfundojmë atë. Ka kohë sa të duash”, ka thënë Salihu për Koha.net, të premten.

“Fundi i korrikut është një afat për përfundim të garave nacionale. Letra është e përbashkët me shoqatën e ligave, është një thirrje e përbashkët pas zhvillimeve të fundit”, ka shtuar Salihu.

Të mërkuën federatat nacionale u pajtuan për të vazhduar kampionatet, në një videokonferencë që e mbajtën me UEFA-n. Por menjëherë të enjten Belgjika vendosi të anuloi kategorinë e parë të saj, ndërsa skuadra e parë në tabelë u shpall kampione.

Nuk ka datë se kur do të rifillojnë garat e futbollit në Evropë. Ato nuk do të vazhdojnë derisa të ketë rrezik nga koronavirusi. UEFA ka shtyrë edhe ndeshjet e përfaqësueseve që është dashur të luhen në qershor, duke lënë të hapur mundësinë që garat nacionale të klubeve dhe ato evropiane të luhen gjatë verës.

“Çdo vendim për anulim të garave vendore në këtë fazë është i parakohshëm dhe jo i justifikuar”, thuhet në letrën që u është dërguar federatave nacionale.

Ekziston rreziku që të humben miliarda euro nëse nuk vazhdojnë garat, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premier Leaguen e Anglisë. Për këtë të gjitha organizatat e mëdha të futbollit janë të përkushtuara për të përfunduar kampanjën aktuale.

Liga e Francës tashmë po vuan pasojat financiare të krizës me koronavirus. Transmetuesit e kësaj lige, Canal + dhe beIN Sports, kanë informuar ligën se nuk do të bëjnë një pagesë që ishte planifikuar për 5 prill.

The Guardian ka shkruar të premten se ndërprerja e kampionateve vendore mund t’iu kushtojë vendeve me humbje të pozitave të garantuara në Ligën e Kampionëve. Sipas The Guardian, këtë mundësi e ka lënë të hapur UEFA.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*