Që nga 15 marsi s’ka të prekur me COVID-19 në Viti, Kryetari thotë se gjendja është e mirë

Spread the love

Që nga 15 marsi s’ka të prekur me COVID-19 në Viti, Kryetari thotë se gjendja është e mirë

Në Komunën e Vitisë nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri me koronavirus që nga 15 marsi, kur u konfirmuan katër raste nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të parë të diagnostikuar pozitiv me COVID-19. Vitia është në karantinë që nga 13 marsi, kur edhe ishte konfirmuar rasti i parë me koronavirus, raporton Express.

Për gjendjen në këtë komunë ka folur Kryetari Sokol Haliti. Në një prononcim për Gazetën Express, Haliti ka thënë se mostrat e fundit nga kjo komunë janë nisur dje në orën 13:00, por që kanë rezultuar negative.

Deri tani, në këtë komunë janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus. Të gjithë të infektuarit janë nga fshati Stubëll e Epërme.

“Gjendja është e mirë. Nuk kemi raste të reja. Dje në ora 13:00, janë përcjellë mostrat e fundit, por që nuk ka raste të reja. Janë negative”, ka thënë Haliti për Express.

Ndryshe, në këtë komunë ishte paraqitur rasti i parë me koronavirus në Kosovë. I infektuari kishte qenë një 77-vjeçar nga fshati Stubëll, i cili kishte ardhur nga Italia, por që tashmë është shëruar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*