Komuna e Vitisë në nivel të detyrës kundër pandemisë COVID-19

Spread the love
Feri Arifi : Vitia si qytet i lashtë ishte te Gërrmi | Revista Drini

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me akter të tjerë po menaxhon mirë situatën krijuar në vend nga virusi COVID-19. Ndonëse kjo komunë ishte komuna e parë në nivel vendi i prekur nga virusi COVID-19, masat e ndërmarra nga ajo dhe Kryetari Sokol Haliti, në bashkëpunim me akter të tjerë duket se kanë ndikuar pozitivisht që ky virus të mos përhapët edhe më shumë.

Deri me tani në këtë komunë nuk ka raste të reja ku qytetarët e saj janë konfirmuara si të prekur me koronavirus. Në fillim fshati Stubëll i Vitisë, ishte futur në karantinë me qëllim që ky virus të mos përhapët më tej, pasi që virusi COVID-19 ishte sjellë në këtë lokalitet nga një banorë i Stubllës që kishte qenë në Itali dhe ku më pas ishin infektuar edhe disa anëtarë të familjes. Por fatmirësisht banorët e këtij lokaliteti kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor në Viti.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë kishte formuar Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën Operative Emergjente Komunale të cilët gjatë gjithë kohës ishin dhe janë të angazhuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga kjo pandemi.

Prej asaj kohe deri me tani kjo komunë ka ndërmarrë disa hapa pozitive si dezinfektimi dhe klorifikimi i rrugëve dhe shesheve më të frekuentuara në qytet dhe fshatrat Stubëll dhe Letnicë por edhe dezinfektimi i objekteve institucionale e shëndetësore dhe të objekteve fetare.

Pozitivisht duket se ka ndikuar edhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve për masat parandaluese si dhe bashkëpunimi me policinë, stafin mjekësor, njësinë e zjarrfikësve, Kryqin e Kuq, Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës ( ISHPK) por edhe me nivelin qendror dhe të tjerë që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë.

Gjithashtu QKMF e Vitisë, si masë parandaluese kishte bërë edhe izolimin e 17 punëtorëve shëndetësorë të saj me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi pas kontaktit që kanë pasur stafi mjekësor me personin që më vonë ka rezultuar pozitivisht gjatë testimit për koronavirus.

Kjo komunë pos bashkëpunimit dhe respektimit të rekomandimeve të ISHPK-së ka respektuar edhe vendimet e qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllimin më të mirë që të mos lejohet infektimi edhe i qytetarëve të tjerë nga virusi COVID-19.

Në bashkëpunim me donatorët janë shpërndarë rreth 1000 pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë por janë siguruar edhe mjetet higjeniko-sanitare dhe dezinfektuese për reaguesit esencialë të shëndetësisë, zjarrfikësve, Policisë dhe stafit të reduktuar të administratës komunale. E gjithë kjo situatë është menaxhuar në bashkëpunim me këshillat e fshatrave të cilët veç se janë ngritur në nivel të komiteteve emergjente.

Me qenë se nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë situata e krijuar nga virusi COVID-19, kjo komunë ka bërë një planifikim për menaxhimin e kësaj situate për muajt në vijim. Ndërsa pritet që së shpejti Kuvendi Komunal i Vitisë të organizoj një mbledhje për të ndarë mjete financiare për menaxhimin e kësaj situate.KK Viti

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*