Vjollca Kadolli- Tani me Lutje u Drejtohet Qytetarve

Spread the love
Fotografia e Vjollca Kadolli

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti  Vjollca Kadolli me anë të një postimi në facebook u drejtohet qytetarve :

QYTETARË TË KOSOVËS

Ne punëtorët shëndetësorë nuk mundemi vetëm të ja dalim.
Kërkojmë ndihmën tuaj.


Sot kur kemi 61 të prekur nga koronavirusi, morëm dëshpërimin më të madh, nga ata që prisnim më së shumti.


Ne po presim që qeveria e presidenca t’i del në krah shëndetësisë e popullit, por sot na treguan se prioritet kanë vetëm veten e tyre.
Prandaj, sot ne kërkojmë ndihmën tuaj shumë serioze.


Ndihmoni punëtorët shëndetësor duke qëndruar brenda në shtëpitë tuaja, dilni vetëm atëherë kur ju duhet patjetër të dilni.
Vetëm kështu do të mbroni veten tuaj dhe familjet tuaja, por do të mbroni edhe punëtorët shëndetësorë.
Në këto ditë ndëgjone vetëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik.


Lërini politikanët të merren me veten e tyre.


Urojmë të kemi sa më pak të sëmurë, por dijeni se ne jemi aty duke ju pritur të ju ofrojmë shërbimin shëndetësorë që ju duhet, ndërsa ata do ju drejtohen nga shtëpitë e tyre me rrjete sociale.
Reflektoni për ne e për veten.

#RriniNëShtëpi
#MbanePastërtinë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*