Vjollca Kadolli -TA MBROJMË KOSOVËN SOT!

Spread the love
Fotografia e Vjollca Kadolli

Shkruan : Vjollca Kadolli

TA MBROJMË KOSOVËN SOT!

O POLITIKANË TË KOSOVËS, BOLLNI MË (pa dallime partiake)!

LËRENI POLITIKËN E KTHEJUNI SHËNDETËSISË!

BËJENI PËR HIR TË POPULLIT, TË FËMIJËVE TUAJ DHE TË KOSOVËS SONË!

Mos na detyroni ta mbyllim të vetmen dritare me jetën këto ditë (rrjetet sociale dhe TV). Aman ndaluni më! Shiheni more botën, mos u mbyllni në strehën tuaj politike. Dëgjojeni apelin që bëjnë shtetet më të forta të botës.


Aq apel të fortë keni bërë, sa që sa herë e hapim TV, shohim moton- thirrjen “RRI N’SHPI”, për ta vetëdijësuar këtë popull, dhe për këtë mirë keni bërë. Mirëpo, sapo fillojnë lajmet menjëherë na detyroni ta mbyllim kanalin, për shkak të lajmeve të shpeshta nga politika.
Drejtues të IKSHP-së e ju të tjerë profesionistë shëndetësorë në MSH, mblidhni more bashkë krejt politikantë e shpegojuni ku jemi e qysh jemi.
Kthjelluni more, a nuk ju trishtoi sot fakti që Kosova ka 47 infektologë?! -Mua më trishtoi, besomni!


-A po mendoni si ka ardhur deri te kjo gjendje?


Ka ardhur pikërisht nga shkaku, sepse politika në krye s’ka menduar asnjëherë për shëndetësinë!
Bëjeni ju këtë, ju lutem! Mos na vrisni shpresën!
A nuk ju trishton fakti që në Kosovë nuk ka pasë specializime qe 4 vjet, pikërisht për shkak të rënies së qeverive para kohe?


Po ndalni o burra. Kosova s’është veç juaja, që të bëni çfarë të doni me të!
Keni kohë për çfarëdo gjëje, por nëse vazhdoni kështu, s’do të keni mundësi më t’i ktheni pacientët si ai nga Dumnica. S’keni me pasë më kohë të prodhoni infektologë e mjekë, sepse ju po merreni me vetveten e fatin e partive!
Besoni, edhe unë jam pjesë e politikës, po s’është ka më bie as ndërmend politika këto ditë. I kam parasysh veç qytetarët e kësaj Kosove të brishtë, që kanë kthyer kokën e shpresën kah shëndetësia, duke kërkuar ndihmë për kujdes e trajtim mjekësor.
Me këto veprime, po e ndjellni ditën, që në Kosovë të mos na votojë më askush. Besomni, do të mbeteni vetë, se këto ditë u jeni gërditur popullit!


Mendoni për popull, mendoni për femijët tuaj, mendoni për Kosovën! Mendoni sa keni kohë edhe pak aman!
Bëni edhe ju thirrje që njerëzit të ruajnë humanitetin, sepse si profesionistë shëndetësorë, uroj që rasti i sotëm të jetë i fundit me koronavirus. Por, mos dhashtë Zoti të na dalë nga kontrolli situata pandemike, e atëherë s’kemi me pasë fytyrë me thirrë këtë popull për humanizëm.

#RriniNëShpi
#PoRriniBashkëMeVeprime
#MbroneKosovën

Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Specialiste e Mjekësisë Familjare

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*