KOSOVA, PO “INJORON” BOTËN

Spread the love
Fotografia e Dionis Ukaj

Nga Dionis Ukaj

Njerëzimi gjatë historisë, ka kaluar nëpër sfida dhe epoka të ndryshme. Sëmundjet e kanë vënë poshtë njerëzimin që nga ditët më të hershme të tij.
Sa më të qytetëruar bëheshin njerëzit, aq më shumë shtoheshin gjasat për pandemi.
Viruset kanë ekzistuar kohë pas kohe.
Pandemitë globale ndër vite, kanë marrë miliona jetë njerëzish.

Virusi “Corona” është pjesë e familjes së virusit që njihet me emrin Sars.
Virusi i fundit Covid-19 i referohet sëmundjes.
“Co” i referohet koronas,
“vi” virusit dhe
“d” i referohet disease (sëmundje).

Ky virus, dyshohet se prejardhjen e ka nga qyteti Wuhan i Kinës.
Kina është e para që është përballur me këtë virus, ku pastaj u shndërrua në pandemi globale.
Në Kinë u infektuan mbi 80 mijë njerëz, ku një pjesë e madhe janë shëruar, disa të tjerë janë në trajtim mjekësorë, duke lënë mbi 3 mijë viktima.
Shteti më i goditur pas Kinës, qëndron Italia, me mbi 40 mijë të infektuar, duke shkaktuar mbi 4 mijë viktima.
Virusi është përhapur në shumë vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Europën.

Kësaj pandemie nuk ka mundur t’i shpëton as Ballkani, Shqipëria, veçmas Kosova.
Kosova është infektuar me virusin Covid-19, dhe është në fazën fillestare.
Ajo, Kosova, është duke injoruar me apo pa vetëdije me këtë virus, duke qëndruar në “gjumë” dhe duke mos ndërmarrë kurrfarë masash përgatitore dhe parandaluese në këtë drejtim. Çka është më e keqja, Qeverisë së Kosovës, nuk ju bëhet vonë, duke kërkuar edhe zgjedhje të reja parlamentare, ende pa u bërë dy muaj krijimi i Qeverisë së Re.
Shtetet e civilizuara Europiane, janë mjaftë të përgatitura dhe të avancuara me staf profesional dhe teknologji të sofistikuar për cdo lloj sëmundje dhe pandemie, por, kjo pandemi e fundit iu ka vështirësuar situatën mjaftë rëndë, duke pasur parasysh numrin e vazhdueshëm të viktimave dhe personave të infektuar që po ndodh në krejt globin.
Tash, shtrohet pyetja:
Kosova a e ka luksin për lojëra politike, apo duhet urgjentisht të merrë masa drastike për tu përballur me një situatë serioze?
Në bazë të zhvillimeve të fundit në vendin tonë (Kosovë), de fakto, KOSOVA PO “INJORON” BOTËN!


Kosovë dhe Stubëll e dashur, panikë jo, kujdes po, dhe mos e injoroni këtë virus sa nuk është bërë vonë!
Respektoni rregullat globale të shëndetësisë për këtë pandemi.
Shpresojmë, që në Kosovë dhe në mbarë botën, të kalojë kjo sfidë dhe të normalizohet jeta për çdo qytetar të globit!

Me respekt,
Dionis Ukaj

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*