Banorët e Stubllës kanë nevojë emergjente për barna

Spread the love

Banorët e Stubllës kanë nevojë emergjente për barna

14/03/2020 

Banorët e fshatit Stubëll, të cilët janë futur në karantinë, kanë nevoja emergjente për barna të ndryshme, pasi qarkullimi i tyre është kufizuar vetëm brenda fshatit.

“Kemi të sëmurë me grip sezonale, por edhe të sëmurë kronikë dhe barnat janë harxhuar. Nuk kemi asnjë mundësi të dalim jashtë fshatit për tu furnizuar me barna”, ka thënë njëri nga banorët për FaxPress.

Fshati Stubëll i Vitisë, me vendim të institucioneve komunale, është futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi dy persona nga ky fshat kane rezultuar pozitiv në testet laboratorike të QKU-së dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në spitalin e sëmundjeve infektive në Prishtinë./FaxPress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*