VON CRAMON: BE-JA TË MOS I NDRYSHOJË RREGULLAT E LOJËS, POR T’I LIBERALIZOJË VIZAT PËR KOSOVËN

Spread the love
Von Cramon: BE-ja të mos i ndryshojë rregullat e lojës, por t’i liberalizojë vizat për Kosovën

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon-Taubadel,  ka folur rreth taksës 100 për qind, përfshirjen direkte të Emisarit Special Richard Grenell në dialogun Kosovë-Serbi, dhe vendimmarrjen nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Europarlamentarja është shprehur se kryeministri Kurti ka bërë hap pozitiv me propozimin për heqjen e pjesshme të taksës dhe tani është radha e Serbisë që të shfaqin vullnet të mirë për të lëvizur përpara. Deputetja e PE-së ka thënë se taksa 100 për qind është duke i dëmtuar të dyja palët.

Në një intervistë për Express, raportuesja për Kosovën e cila ishte edhe kryesuese e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ka thënë po ashtu se BE-ja është dashur që të heqë vizat për kosovarët para një viti e gjysmë. Eurodeputetja Von Cramon është shprehur se Bashkimi Evropian nuk duhet të ndryshojë rregullat lojës sa i përket liberalizimit të vizave, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.


“BE-ja do të duhej ta hiqte regjimin e vizave para një viti e gjysmë, kur Kosova i plotësoi të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian e kuptojnë këtë, vetëm shtetet anëtare po e ndalojnë këtë proces dhe shpresoj që të lëvizim përpara sa më shpejt që është e mundur, ndoshta edhe para Samitit të Zagrebit”, ka thënë Viola Von Cramon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*