Skenarët e mundshëm që heqja e vizave të ndodhë këtë vit

Spread the love
Skenarët e mundshëm që heqja e vizave të ndodhë këtë vit

Skenarët e mundshëm që heqja e vizave të ndodhë këtë vit

March 10, 2020

Më 23 janar është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së – përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se gjasat janë minimale që në këtë takim t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të kosovarëve. Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave, shkruan Zëri.

Njohësi i çështjeve të integrimeve Demush Shasha, nga instituti EPIK, është shprehur skeptik se heqja e vizave për Kosovën mund të ndodhë gjatë këtij viti. Kësisoj, pavarësisht se janë përmbushur kriteret për këtë proces, shtetet anëtare të BE-së mbeten të ndara për këtë proces. “Teorikisht është e mundshme që vendimmarrja për liberalizimin e vizave për Kosovën të ndodhë gjatë këtij viti, sidoqoftë kjo është praktikisht shumë e vështirë të ndodhë, pasi disa vende anëtare nuk mendojnë se Kosova ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Këtë e ka përsëritur qartë para pak ditësh edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel”.

Sipas Shashës, as viti 2020, sikurse viti 2016, nuk është viti kur BE-ja ka prioritet heqjen e vizave për Kosovën. Ndërkohë Shasha ka theksuar se Këshilli i BE-së, përgjegjës për liberalizimin e vizave për Kosovën, respektivisht Këshilli për Punë të Brendshme, do të takohet në formatin formal vendimmarrës katër herë gjatë këtij viti. Po ashtu Këshilli do këtë edhe takime joformale. Takimi i parë formal është më 12 mars 2020.
Por pavarësisht se deri më sot nuk ka indikacione se liberalizimi vizave për Kosovën do jetë pjesë e agjendës, Shasha thotë se shpresat mbeten te Gjermania dhe te Kroacia, të cilat do të kenë udhëheqjen e Presidencës së BE-së për këtë vit. “Sidoqoftë, ekzistojnë disa rrethana shpresëdhënëse. Gjatë vitit 2020 Presidencën e BE-së do ta kanë dy vende mike të Kosovës: Kroacia (1 janar – 30 qershor 2020) dhe Gjermania (1 korrik – 31 dhjetor 2020). Prandaj ekziston mundësia që çështja e liberalizimi të vizave të përkrahet nga dy presidencat respektive gjatë vitit 2020. Por ky skenar kërkon që Kosova të përfundojë detyrat e shtëpisë”.

Shasha po ashtu ka përmendur faktorët që janë duke e penguar heqjen e vizave, duke theksuar mungesën e rezultateve konkrete të institucioneve kosovare në luftën kundër korrupsionit, bllokimin e dialogut Kosovë – Serbi etj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*