Emisarët evropianë, në zyrë të Thaçit

Spread the love

Emisarët evropianë, në zyrë të Thaçit

Jan Hecker, këshilltari i kancelares Angela Merkel, dhe Emmanuel Bonne, i presidentit Emmanuel Macron, janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas kryeministrit Albin Kurti, dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane dhe presidentit të Francës, kanë filluar takimin edhe me kreun e shtetit, Hashim Thaçi.

Në Kosovë ata kanë ardhur për të dhënë mesazhet e shteteve të tyre sa i përket dialogut me Serbinë dhe çështjes së taksës 100 %.

Këshilltari i presidentit të Francës, Bonne, ka thënë se ka sjellë një “mesazh të veçantë” për Albin Kurtin. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje pozicionesh nga kryeministri Kurti pas kësaj vizite të dy emisarëve nga Gjermania e Franca. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*