A është ky mesazhi më i ashpër që Kurti ua dërgoi amerikanëve?

Spread the love

A është ky mesazhi më i ashpër që Kurti ua dërgoi amerikanëve?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje që t’i shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje finale. Lidhur me këtë në një intervistë për Euronews ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka potencuar se emisari i Trump-it për dialogun, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje deri në fund të pranverës

Megjithatë, kryetari i Qeverisë ka thënë se Kosova nuk duhet ta rrezikojë dialogun dhe raportet me shtetet tjera, duke arritur një marrëveshje të shpejtë vetëm për të qenë të pranueshëm për Washingtonin.

“Grenell këmbënguli që një marrëveshje të arrihet në fund të kësaj pranvere. Sigurisht që do të ishte fantastike. Por, ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun me marrëveshjet e bëra shumë shpejt për të qenë të pranueshëm”, ka thënë Kurti.

Lidhur me afatet kohore rreth arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, dje ka folur edhe vetë emisari i Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell.

Grenell ka reaguar pas një shkrimi të gazetarit britanik, Tim Judah, se njerëzit e Trump-it po dëshirojnë të arrijnë shpejt një marrëveshje të madhe.

Emisari i Trump-it ka mohuar një pretendim të tillë të Juhdas, duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë rreth asaj se SHBA-ja po kërkon shpejt një marrëveshje dhe se s’ka marrëveshje të madhe. /Express/

Richard Grenell@RichardGrenell

Wrong. You don’t know what you are talking about. No one is trying to move quickly and there is no grand deal. You are making stuff up. @timjudah1 https://twitter.com/timjudah1/status/1234794375651221509 …Tim Judah@timjudah1We could be approaching a crunch point in Kosovo – Serbia dialogue following the meeting yesterday in DC between @HashimThaciRKS and Aleksandar Vucic. @RichardGrenell and Trump people would like to move quickly to a grand deal. Problem is that Thaci is a lame duck president…1/53,40812:27 PM – Mar 3, 2020Twitter Ads info and privacy1,233 people are talking about this

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*