Kandidatja për deputete Majlinda Sulejmani kërkon përkrahje në Zvicër

Spread the love

Fotografia e Majlinda Sulejmani

Më 8 mars, mbahen zgjedhjet për kantonin e St. GALLEN në Zvicër . Majlinda Sulejmani, është konkurente për ngjitjen e shkallëve më të larta të politikës zvicërane. Ajo është kandidate për deputete në partinë zvicërane CVP.

Majlinda ka rreth 30 vite që jeton në Zvicër dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2008 .

Ajo është e lindur në Gjilani kurse familjen e ka me prejardhje nga fshati Breznicë e epërme komuna e Bujanovcit, qe nuk i harron asnjëher dhe i viziton gjdo herë qe e ka mundësinë.

Majlinda si politikane e re është e përkushtuar për marrëdhënie të mira mes vendasve e emigrantëve, dhe mbështet një politikë integrimi që bazohet në respektin e ndërsjellë.

Ajo beson në përkrhajen e fuqishme të shqiptarve në Zvicër. .

Majlinda njihet nga shqiptarët në Zvicër për angazhimet e saj si aktiviste jo vetëm për mirëqenien e tyre në Zvicër , por edhe duke lobuar për integrimin e femrave shqipëtare . Ajo është edhe anëtare e disa shoqatave të tjera.

Fotografia e Agron Paqarizi
Fotografia e Majlinda Sulejmani
Fotografia e Majlinda Sulejmani

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*