Hoti: Çdo shtyrje për heqjen e tarifës rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin

Spread the love
Image result for hoti

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprometon pozitën e Kosovës në dialog, derisa thekson se kjo gjithashtu dëmton raportin me SHBA-në dhe BE-në.

Ai shton se përfshirja e SHBA-së në dialog është shumë pozitive.

“Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qëndrimi i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog”, ka shkruar Hoti.

Ai shton se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës.

“Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për marrëveshjen përfundimtare. Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprometon seriozisht pozitën tonë negociuese në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka shtuar se asnjë masë e jona e njëanshme nuk mund të mbrojë apo avancojë pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarësish dhe me miqtë e saj në tryezën e dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka shkruar Hoti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*