Vjosa Osmani i përgjigjet përsëri PDK’së për fotografinë e Thaçit

Spread the love

Sërish është bojkotuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nga PDK’ja për shkak të zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, e kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se PDK’ja po e përdor si arsyetim dekorimin e zyrës së saj.

Anëtarët e kryesisë së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës as sot s’kanë pranuar të marrin pjesë në mbledhje për shkak të heqjes së fotografisë së Thacit nga zyra e kryeparlamentares, shkruan Gazeta Express.

Osmani thotë se PDK’ja e ka nisur bojkotin edhe para cështjes së fotografisë dhe se në të vërtetë, sipas saj, veprimet e partisë së Kadri Veselit nuk kanë të bëjnë me zhvendosjen e fotografisë.

“PDK ka filluar të bëjë bojkot që nga 3 shkurti kur u formua Qeveria dhe me zgjedhjen time si kryeparlamentare”, ka thënë kryeparlamentarja gjatë konferencës për media.

Ajo thotë se fotografia e Presidentit gjendet aty ku e kërkon ligji, ndërsa shton se dekorimi i zyrës së saj nuk është cështje për të sjellë bojkot nga opozita.

“Nëse duan të gjejnë arsye se si e dekorojë unë zyrën time, por bojkoti i tyre është politik. Pse e bëjnë këtë bojkot dhe tentojnë të bllokojnë punën e institucionit është cështje e tyre”, shprehet Kryetarja e Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit janë ndarë Komisionet Parlamentare sipas Grupeve që e përbëjnë Kuvendin. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*