Merkel uron Kurtin, thotë se dëshiron ta takojë shpejt në Berlin

Spread the love

Image result for merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës, raporton Express.

Zyra e Kancelares Merkel në urimin për Albin Kurtin ka thënë se do të ishte e lumtur që ta shoh atë së shpejti në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.

”Qeveria gjermane do ta mbështesë edhe më tej Kosovën në këtë rrugë. Gëzohem të ju takoj së shpejti në Berlin. Për detyrat të cilat ju presin ju dëshiroj shumë fat dhe sukses”, ka shtuar ajo.

Letrën e urimit të Kancelares Angela Merkel për Kryeministrin Albin Kurti e ka publikuar edhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj./Gazeta Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*