Kurti e Mustafa në Kuvend, edhe një tentim për marrëveshje

Spread the love

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të tentojnë sërish sot për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Edhe pse nga partitë nuk u konfirmua ora e saktë e takimit, të dy liderët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë parë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, sapo doli nga selia e LDK-së, Mustafa konfirmoi se po niset për në takim, duke thënë se shpreson që sonte të arrihet marrëveshja me LVV-në.

“Jemi të vullnetshëm ta përfundojmë marrëveshjen në mënyrë që të procedojmë më tutje”, ka thënë Mustafa para nisjes së takimit me Kurtin.

Në hapësirat e Kuvendit, Mustafa është parë i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë së tij, Vjosa Osmani,Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi për media, Besian Mustafa.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, pare medieve ka folur, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili konfirmoi se ka gjasa që të ketë takim në mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Veliu më tej theksoi se çështja e bisedimeve me LVV-në duhet të mbyllet sot.

“Gjasat janë që të ketë takim, për tjerat nuk e di… Unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet sepse çfarëdo epilogu të ketë qoftë pozitiv apo tjetër, duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presin. VV duhet të ketë kohë që ti shqyrtojë pozicionet e saj dhe të bëjë përpjekje tjera. Sipas mendimit tim sot duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Veliu, shkruan Telegrafi.

Ai më tej shtoi se për çështjen e ministrive janë marrë vesh, dhe se janë duke pritur që LVV të deklarohet për ofertën e fundit që LDK i ka bërë. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*