Hajnat vodhen telefonat e tabletat, por harruan revolen

Spread the love

Hajnat vodhen telefonat e tabletat, por harruan revolen

11 Janar 2020

Tre persona të maskuar, kanë arritur të hyjnë në një lokal në Prizren ku shiten pajisje të teknologjisë së re dhe të kryejnë grabitjen.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, 9 (nëntë) telefona celular dhe 3 (tri) tableta”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “Vjedhje të rëndë”.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë e kryerësve të veprës.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar/ Gazeta Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*