Zhduket personi që ishte në dhomë me Astrit Deharin?

Spread the love

Zhduket personi që ishte në dhomë me Astrit Deharin?

NGA: A.M. MË: 9 JANAR 2020

Astrit Dehari

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk kanë informacion se a është zhdukur personi që ka qenë në dhomë me Astrit Deharin.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të njoftohen sa më parë nga institucionet.

Postimi i plotë:

Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë.

Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.

Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.

Drejtësi për Astrit Deharin!Bota Sot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*