Hashim Thaçi e fton në takim për herë të dytë brenda ditës Albin Kurtin

Spread the love

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia ka dërguar edhe një ftesë për takim për të caktuar mandatarin liderit të LVV-së, Albin Kurtit.

Kjo është ftesa e dytë brenda ditës që Thaçi ia përcjell Kurtit, pasi që e para për t’u takur në orën 13:30 u refuzua nga lideri i LVV-së që tha se nuk ndodhet në Prishtinë.

Sipas ftesës që ka siguruar Express, Thaçi e ka ftuar për në ora 20:00 në takim Kurtin.

Kujtojmë që pak minuta më parë presidenti ka shkruar në Tëitter se sa më shpejtë duhet të formohen institucionet e vendit dhe për këtë do të përcjellë edhe një ftesë.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka rerfuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*