Mustafa: S’ka ndonjë sinjal nga Vetëvendosja për takim

Spread the love

Image result for isa mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht para mediave para nisjes së mbledhjes me kryesinë e partisë, raporton Gazeta Express

Mustafa ka thënë se janë duke bërë përgatitjet për seancën konstituive që do të mbahet sot, derisa ka përmendur edhe bisedimet me Vetëvendosjen.

Lideri i LDK-së ka thënë se nuk ka sinjale nga partia e Albin Kurtit që para seancës të mbahet ndonjë takim.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para Kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, ka thënë ai.

Në selinë qendrore të LDK-së nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së partisë.

Kujtojmë që dje LV-ja e LDK-ja kanë bërë të ditur se në seancë do të shkojnë pa arritur marrëveshje për koalicion. /GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*