Albin Kurti del kundër atyre që po i reagojnë Edi Ramës: Nuk duhet të konfrontohemi

Spread the love

Albin Kurti del kundër atyre që po i reagojnë Edi Ramës: Nuk duhet të konfrontohemi

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nuk duhet të konfrontohemi, pasi Kosova dhe Shqipëria kanë një popull. Me këtë deklaratë, ai siç duket iu është referuar atyre që i kanë dalur kundër Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama për ‘mini-shengenin’, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim.

“Parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiralon kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti@albinkurti

Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!2501:57 PM – Dec 23, 2019Twitter Ads info and privacy75 people are talking about this

Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini-Shengenit rajonal.

Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*