Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja e shumëpritur Kurti-Mustafa

Spread the love

(E plotësuar) – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e sotëm kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen e shumëpritur.

Sipas, burimeve të gazetës “Bota sot” brenda takimit, kjo marrëveshje tashmë është nënshkruar nga Mustafa dhe Kurti.

***

Para pak minutash ka nisur takimi i radhës në mes të Albin Kurtit, kreut të VV-së, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

Ndryshe, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Kurti dhe Mustafa u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën u morën vesh nuk ishte ajo e koalicionit, por, që dy liderët do të vazhdojnë të shihen që të merren vesh për cështjet që ju kanë mbetur, që të qeverisin bashkë.

***

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosoëvs, aty ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion.

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.

Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*