Greva dy orëshe u mbajtë në të gjitha shkollat e Vitisë

Spread the love


13 DHJETOR 2019·

Fotografia e SH.M.P "Jonuz Zejnullahu" - Viti

Në shkollat e Vitisë procesi mësimor nuk ka nisur në mëngjes si çdo ditë tjetër.Në shkollat e Komunës së Vitisë është mbajtur greva dy orësh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.Kryetari i Sindikatës për Arsim në Viti, Kemajl Bislimi, ka konfirmuar për Plus Tv se të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune i janë bashkuar thirrjes për grevë.Sipas tij, greva u mbajtë në dy orët e para ndërsa më pas ka vijuar mësimi prej orës së tretë.Ai bëri të ditur se grevë dy orëshe do të ketë edhe në orarin e pasdites.Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020. Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi kanë nisur ditën me greva në shenjë pakënaqësie. /PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*