Minxhozi vizitoi familjen Abazi në Gjilan për t’i ofruar mbështetje

Spread the love

Abasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bashkë  me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vizituar sot familjen Abazi në Livoç, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin që goditi Shqipërinë.

Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e Qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.

Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro. /Teleg

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*