Zbulohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Spread the love

Zbulohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

  • 28/11/2019 |
Zbulohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Sot në sheshin e Drenasit, janë përuruar tri shtatore të reja. Adem Jashari, Shaban Jashari dhe Hamëz Jashari janë përjetësuar në bronz, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë ditë feste të 28 Nëntorit, tre heroit e Kosovës janë vendosur në sheshin kryesor të qytetit të Drenasit.

Në përurimin e shtatoreve të heronjve po marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinj, familja Jashari dhe personalitete të tjera të larta politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Zbulimi i këtyre shtatorëve është bërë nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Këto shtatore janë bërë nga skulptorët Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramaj./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*