Tërmeti nuk parashikohet: Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij

Spread the love

Tërmeti nuk parashikohet: Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij

  • 27/11/2019 | 09:03
Tërmeti nuk parashikohet: Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij

Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor, shkruan Gazeta Metro.


Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike).

Me gjithë zhvillimin e aparaturave matëse të aktivitetit sizmik dhe njohjen më të gjerë e të thellë të natyrës dhe aktivitetit të shtresave të ndryshme që formojnë koren e Tokës, asnjë ekip shkencëtarësh të stacioneve ose kërkimeve sizmike në SHBA, Japoni apo Kinë nuk ka qenë në gjendje të parashikojë qoftë edhe në intervale orësh (për të mos folur ditësh) ndodhjen e një tërmeti. Kush flet ndryshe dhe provon të prodhojë parashikime, është thjesht një sharlatan.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte rreth tij:

1. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale.

2. Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor.

3. Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure, tërmetet vullkanike, tërmetet tektonike dhe tërmetet artificiale.

4. Termi ‘tërmet’ përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

5. Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonike.

6. Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet seizmograf, ndërsa shënimet që i jep ky instrument quhet seismogram./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*