Shkon në 8 numri i viktimave, mes tyre edhe një vajzë e mitur

Spread the love

LAJME / SHQIPËRI

Shkon në 8 numri i viktimave, mes tyre edhe një vajzë e mitur

26.11.2019

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit. Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur.

E gjitha ajo që po ndodh në Shqipëri pas tërmeteve të fuqishme në Durrës: Raportohet për viktima, të lënduar dhe dëme materiale

E gjitha ajo që po ndodh në Shqipëri pas tërmeteve të fuqishme në Durrës: Raportohet për viktima, të lënduar dhe dëme materiale

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person humbi jetën pasi ra nga ballkanoni teksa vijonin lëkundjet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e pasuan me magnitutë deri në 5.4. /TCH/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*