UEFA e cakton orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

Spread the love

Muaji mars i vitit 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.

‘Dardanët’ do të kërkojnë Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’ përmes play off të Ligës së Kombeve.

Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars.

Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë, përcjellë albinfo.ch.

Por UEFA tashmë ka vendosur për orarin e takimit.  Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të Ligës D do të zhvillohet me 26 mars në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Ndërsa, UEFA ka vendosur që finalja të luhet duke filluar nga ora 18:00, ku fituesi i sfidës Maqedoni e Veriut – Kosovë takohet me fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*