Avokati gjerman porosit kosovarët: Mos tentoni të punoni me viza turistike në Gjermani

Spread the love

Avokati gjerman porosit kosovarët: Mos tentoni të punoni me viza turistike në Gjermani

16.11.2019

Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në Gjermani, por shpesh janë ndeshur me autoritetet gjermane dhe ku kanë marrë dënime të ndryshme.

Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani tha se kosovarët që marrin viza për Gjermani dhe që ato janë turistike mos të tentojë të punojnë pasi që është vepër penale.

Dippel po viziton Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe në Ditën e Avokatisë.

Ai ka folur edhe për viza të tjera siç është bashkimi familjar.

“Gjermania kërkon të paktën 12 metra katror banim për person,  njohuritë gjermane duhen të jenë themelore”,  tha ai në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij, integrimi nuk është asimilim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*