Arrestohet polici i Kosovës në Kamenicë për kontrabandë të rakisë

Spread the love

Arrestohet polici i Kosovës në Kamenicë për kontrabandë të rakisë


13 Nëntor 2019

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në fshatin Novosellë të Kamenicës dy të dyshuar meshkuj K-Serbë për kontrabandë mallrash, njëri nga ta zyrtar policor, raporton Gazeta Express.

Ata janë zënë duke kontrabanduar mallra me furgon, përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovë.

Në furgonin e konfiskuar nga Policia e Kosovës kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar. /GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*