Përfundon takimi Thaçi – Palmer, s’flasin për media

Spread the love

Ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, raporton Gazeta Express.

Takimi mes Thaçit dhe Palmerit është zhvilluar në presidencën e Kosovës.

Paraprakisht, Matthew Palmer i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë, ka takuar kryeministrin e Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, kreun e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Palmer, ndërkaq, sot nuk do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi që ai momentalisht është bërë e ditur se gjendet në një vizitë zyrtare jashtë shtetit.

Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si përfaqësues special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. /GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*