Dorëzohen 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

Spread the love
Dorëzohen 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

Sot në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Luftës janë dorëzuar 102 kallëzime penale nga Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”.

Nga kjo shoqatë kanë thënë se ky është bashkëpunimi i parë që kanë me Policinë e Kosovës.

“Sot arritëm që ta sjellim kontingjentin e trembëdhjetë të kallëximeve penale ku janë përfshirë 102 lëndë që do të hetohen për krime të luftës në Komunën e Gjakovës. Ky është bashkëpunimi i parë me policinë, direkt po i sjellim këtu qëllimi është një ndihmesë që na japim më tepër fakte, gjatë bisedës që kemi apsur edhe me drejtorin shihet se ka vullnet, niher për niherë s’ka hala kurgjo. Veprohet çdo ditë çdo ditë merren dëshmitarët në pyetje”, kanë deklaruar para mediave.

Sipas tyre, bëhet fjalë për raste të ndryshme.

“Rastet janë të ndryshme prej maltretimeve fizike por edhe shkatërrimet e pasurisë, gjithë ato që na kanë lënë pasoja”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*