Granit Xhaka poston për herë të parë fotografi me vajzën e tij

Spread the love

Granit Xhaka është bërë për herë të parë baba dhe tani ka publikuar për herë të parë foto me vajzën e tij.

Ka ardhur në jetë fëmija i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkaur emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.

Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.

Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i klubit anglez në të cilin ai luan tash e sa vite, Arsenal. /Gazeta Express/

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*