Për dy ditë numërohen votat me kusht, në fillim të javës shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Spread the love

Për dy ditë pritet të përfundoi procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, derisa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme, raporton Express.

Para pak minutash, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se për të kryer këtë proces do të nevojiten dy ditë kohë.

“Po mundohemi që këtë proces ta kryejmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe besoj se do të na duhen dy ditë kohë që të numërojmë të gjitha këto vota”, ka thënë Elezi.

Elezi tha se njëherë nuk ka ankesa të tjera për rinumërim, por nëse ka ndonjë të tillë nga QNR-ja do të informojnë. Sipas tij, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme.

“Pasi të përmbyllim procesin e numërimit janë procedura të tjera që zhvillohen pas përfundimit të numërimit. Të gjitha këto i hapin rrugën KQZ-së që të shpallë rezultatet në fillim të javës së ardhshme”.

Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.

Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.

Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819.

Ndryshe, mbrëmë në mesnatë ka përfunduar procesi i numërimit të rreth 3 mijë votave nga Serbia.

Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët kanë përdorur dorëza.

Më herët 26 zyrtarë të KQZ-së kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë ankuar për probleme shëndetësore pasi kishin hapur zarfet e ardhura nga Serb

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*