Vjosa Osmani nga Vitia: Qeverisja lokale në këtë komunë model për nivelin qendror

Spread the love

LDK-ja ka pas një tubim të madh sot në qendër të Vitisë. Në tubimin zgjedhor në këtë qytet të Anamoravës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se sikur në vitet e ‘90-ta, mërgata i është bashkuar LDK-së për çlirimin e dytë të Kosovës.

https://info-plus.tv/wp-content/uploads/2019/10/ldk-qender.jpg

“Mërgata jonë ka qenë gjithmonë në anën e drejtë të historisë. Ajo përveç dërgesave për familjet kosovare, gjatë viteve të ‘90-ta ka financuar arsimin, shëndetësinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa ka financuar edhe lu..ftën. Mërgata jonë tashmë është bashkuar me projektin e LDK-së për çlirimin e Kosovës nga kr..imi dhe korr..upsioni”, tha Osmani.

Osmani pati një mesazh edhe për votuesit që për herë të parë votojnë në zgjedhje.

“Sigurohuni të dashur të rinj që vota juaj e parë të shkojë për çlirimin e dytë të Kosovës. Më 6 tetor me votën tuaj të parë, Kosova do të përjetojë çlirimin nga krimi dhe korr .. upsioni. Do t’i japim fuqi lirisë dhe do t’i përqafojë vlerat e demokracisë”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Ajo tha se Kosova nuk është plotësisht e lirë derisa të plotësohen tri postulatet e Presidentit Rugova: liria, pavarësia dhe demokracia.

“Këtyre tri postulateve ua ka zënë frymën kri.mi dhe korrup.sioni në Kosovë, i cili do të marrë fund me fitoren tonë në zgjedhje. Askush nuk mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për fitoren e LDK-së dhe kthimin e qeverisjes me duar të pastra në Kosovë”, tha Osmani.

Sipas saj, me fitoren në zgjedhje, më 6 tetor do të përfundojë pushteti i atyre që abu zuan me shtetin dhe do t’ju kthehet pushteti qytetarëve.

Duke folur për planin qeverisës, Osmani tha se 100 milionë euro në vit do të kursehen nga luksi i deritanishëm i qeveritarëve, ndërsa për katër vite qeverisje do të kursehen 400 milionë euro.

Sa i përket komunës së Vitisë, Osmani tha se do të investohet në lidhje rrugore me Gërlicën dhe do të përfundojë ndërtimi i Zonës ekonomisë të nisur nga qeveria Mustafa dhe projektet tjera në bujqësi.

Ajo në fjalimin e saj, ka lavdëruar qeverisjen komunale të LDK-së në këtë komunë si qeverisje të mirë dhe transparente në krye me Sokol Halitin, për çka tha se e kanë model për qeverisje në nivelin qendror kur ajo të vije në pushtet pas zgjedheve.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, tha se projekti i Vjosës parasheh kthimin e besimit në LDK-në dhe njerëzit e saj të mirë. Ai ka thënë se oponentët politikë janë mbyllur në salla, pasi që nuk po kanë njerëz në tubimet e tyre.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se me përkrahjen qytetare në Viti dhe krejt Kosovën, LDK-ja do të rikthehet fuqishëm sikur në kohën e presidentit Rugova.Info Plus &PlusTV

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*