Majtistët gjerman të ‘Die Linke’-s përkrahin Zemanin për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Spread the love
Majtistët gjerman të 'Die Linke'-s përkrahin Zemanin për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Edhe pse në Çeki nuk gjeti kurrfarë përpjekje nisma e presidentit, Millosh Zeman, për të shqyrtuar heqjen e njohjes për Kosovën, një parti e vogël e ekstremit të majtë në Bundestagun gjerman, ka dalë në përkrahje të idesë së presidentit çek.

Nga ‘Die Linke’, thonë se e mirëpresin iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Në titullin e kësaj deklarate të lëshuar nga zëdhënësja e kësaj partie thuhet që “ Kosova qysh në fillim është themeluar duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe nga kriminelët”.

“Mirëpresim debatin e iniciuar nga presidenti i Çekisë për tërheqjen e njohjes për Kosovën. Kosova aktualisht nuk është njohur nga shumë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në dy vitet e fundit, dhjetëra shtete kanë tërhequr njohjen”, ka thënë Zaklin Nastic zëdhënëse e ‘Die Linke’.

Ajo tutje ka thënë se Kosova është ndarë nga Serbia si pasojë e luftës së NATO’së dhe se aktualisht qeveriset nga liderë “ që janë të përfshirë në krime të luftës”.

Nastiç thotë se Milosh Zeman ka pasur të drejtë kur ka thënë se Kosova nuk udhëhiqet nga parti demokratike.

“Me të vërtetë, siç ka thënë Milosh Zeman, një shtet i tillë nuk mund të jetë pjesë e komunitetit demokratik”, ka përfunduar ndër të tjera Zaklin Nastiç e cila mbanë edhe postin e zëvendës presidentes të grupit parlamentar të  Evropës gjermano-juglindore.

Megjithatë kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit të V4-ës, ka thënë se dekalrat e Zeman nuk janë diçka e re, ndërkohë ka potencuar se nuk sheh kurrfarë arsye që Çekia të ndërroj qëndrim sa i përket Kosovës.

E gjithë kësaj çështje ia ka qitur pikën, Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë, me një deklaratë për media duke thënë se Çekia e ka njohur përfundimisht dhe plotësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë reagim të ministrisë thuhet që s’ka ndodhur asnjëherë në histori të shtetit që të tërheq njohjen ndaj ndonjë shteti.

Ndryshe “Die Linke” nga 700 ulëse sa ka Bundestagu gjerman, ka vetëm 69 deputetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*