Kjo është lista e deputetëve të partisë së Milaim Zekës

Spread the love
Kjo është lista e deputetëve të partisë së Milaim Zekës

Partia Euroatlantike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë.

Kësaj liste i prinë kryetari i partisë Milaim Zeka, ndërkaq përbën edhe 45 kandidatë për deputetë.

Milaim Zeka më 29 qershor të ketij viti ka prezantuar edhe zyrtarisht partinë e tij të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës ku morën pjesë themelues të tjerë të këtij subjekti politik, deputetë të partive të tjera dhe të ftuar të tjerë.

Ai kishte përmendur se prioritet për partinë e tij do të jetë investimi në arsim dhe shëndetësi si dhe përkrahje për bizneset përmes heqjes së disa obligimeve ndaj shtetit.

Në prezantimin e Partisë Euroatlantike të Kosovës të pranishëm ishin edhe deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Nait Hasani.FaxPress

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*