KQZ miraton buxhetin dhe cakton datën kur do të fillojë fushata

Spread the love
KQZ miraton buxhetin dhe cakton datën kur do të fillojë fushata


Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) gjatë ditës së sotme ka shqyrtuar dhe miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme dhe ka caktuar datën se kur do të filloj fushata e partive politike të vendit raporton “Zeri.info”.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetor, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet.

Në këtë mbledhje mes tjerash u vendos që fushata zgjedhore e partive të fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor/ZERI

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*