Samet Dalipi i bashkohet AAK-së

Spread the love

Ish-kryetari i Vitisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samet Dalipi, është larguar nga partia së cilës i ka takuar për 30 vjet.

Ai i është bashkuar AAK-së, partisë së Ramush Haradinajt.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar me anë të një postimi të tij në Facebook se partisë së tij po i bashkohet një figurë e njohur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Samet Dalipi.

“Sot AAK-së ju bashkua ish – kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Dalipi për Plus Tv.

Ai ka thënë se arsyeja e kalimit në këtë subjekt politik është për arsye personale dhe ka shtuar se e bënë këtë pas krijimit të rrethanave të reja politike në vend.

Ai nuk ka pohuar se mund të jetë kandidat i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ka thënë se kjo mundë të vendoset pas diskutimeve me liderin e partisë Ramush Haradinaj.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua kalimi në AAK, pas një përvoje 30 vjeçare në LDK. Nuk është se kam pakënaqësi me LDK, por besojë se mund të i kontribuojë zhvillimeve aktuale në këtë parti tash e tutje. Kjo nuk do të thotë se do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, por kjo do të diskutohet brenda partisë”, tha ai në mes tjerash, për Plus Tv

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*