Rusia ua liberalizonte vizat shteteve që më pas tërhiqnin njohjen për Kosovën

Spread the love

Fushata e egër e Serbisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, po del të jetë e përkrahur fuqishëm edhe nga Rusia. Shteti që drejtohet nga Vladimir Putin, ua ka hequr regjimin e vizave dhe i ka pajisur me pasaporta zyrtare e diplomatike 6 prej shteteve të cilat më pas kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Serbia më pas, por ndryshe nga Rusia, pasi ka marrë notat verbale nga shtetet përkatës, shkruan Gazeta Express.

Serbia pretendon se deri tani janë 13 shtete të cilat kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këmbim të notave verbale të këtyre shteteve për heqje të njohjes për Republikën e Kosovës, Serbia më pas si shpërblim u kishte liberalizuar vizat qytetarëve të Sao Tome dhe Principe, Suriname, Guinea-Bisau, Burundi, Liberi, Papua Guinea e Re, Lesoto, Commonwealth i Dominikas, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskar dhe Palau.

Ndërkohë edicioni në serbisht i REL ka gjetur se Rusia ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me 6 prej 13 shteteve që pretendojnë se kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Ndryshe nga Serbia, Rusia i ka nënshkruar këto marrëveshje ende pa deklaruar se tërheqin njohjen për Kosovën.

Siç ka gjetur REL përmes disa dokumenteve zyrtare, Federata Ruse ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dypalësh me Surinamet, Burundin, Commonwealthin e Dominikas, Grenadan, Madagaskarin dhe Palaun.

Këto marrëveshje përfshijnë heqjen e  vizave për gjithë këto vende për të udhëtuar drejtë Rusisë, përveç rastit të Madagaskarit ku Rusia ka nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak dhe Surinamit me të cilin Rusia ka nënshkruar një marrëveshje për stabilizim të raporteve.

Këto vendime të Rusisë për heqje vizash më pas ishin pasuar me shkresa ku shtetet deklaronin se tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky është rasti me Burundin. Rusia kishte nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave dhe për pajisje me pasaporta zyrtare e diplomatike më 6 shkurt, ndërkohë nëntë ditë më vonë, më 15 shkurt, Burundi i ka paraqitur Ministrisë së Jashtme të Serbisë një letër ku thuhej se ai vend kishte vendosur të tërheq njohjen për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti i Burndit i kontaktuar nga REL për ta pyetur se a e ka tërhequr shteti i tij njohjen për Kosovën,  ka thënë se nuk ka kompetenca për të folur rreth një teme të tillë.

Në anën tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se tregimet për mbështetjen e Rusisë në tërheqjen e njohjeve janë tregime boshe. Sipas tij, Serbia vetë i ka bindur këto shtete që t’i tërheqin njohjet.

“Unë mendoj se këto janë histori të kota. Besoni, askush nuk ka ndihmuar, e bëmë betë, dhe do të vazhdojmë të punojmë vetë, dhe nëse dikush na ndihmoi e falënderoj”, ka thënë Daçiq.

Ndërkohë i pyetur rreth heqjes së vizave nga Rusia për këto shtete, Daçiq thotë se nuk ka njohur për diçka të tillë.

Ministri i Jashtëm serb më pas ka thënë se Amerika bën gjithçka për t’i siguruar njohje Kosovës.

“Amerika ofron ndihmë ekonomike. Heqja e vizave, është aq e vogël sa ata as fare nuk e përmendin”, ka shtuar Daçiq.

REL potencon se të gjitha notat verbale për tërheqje të njohjes për Kosovën kanë dalë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe asnjëra nga institucionet e shteteve përkatëse/./GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*