Jakup Krasniqi niset për Hagë

Spread the love

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, i cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë, Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kjo ftesë e Speciales për Krasniqin vjen pas ftesës që i është bërë Ramush Haradinajt.

Edhe Haradinaj sot do të niset drejt Hagës, këtë ai e ka bërë të ditur të hënën mbrëma në emisionin Pressing në T7.

“Po, nesër do të nisem”, ka thënë Haradinaj. /GazetaExpress

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*