Juventusi favorit në garë për Rose

Spread the love

Juventusi favorit në garë për Rose

  • 21 Korrik 2019

Juventusi është favorit në garë për mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Danny Rose, para klubeve të tjera të interesuara për të si, Paris Saint-Germain, Schalke 04 dhe Newcastle United.

Sipas gazetës Mirror, Rose pëlqehet nga ish-trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, të cilit i ka lënë mbresa sezonin e kaluar në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Pas thashethemeve se ishte i interesuar për Kieran Trippier, i cili javën e kaluar kaloi te Atletico Madridi, kampioni italian e ka kthyer vëmendjen kah një lojtar tjetër i Tottenhamit.

Rose, 29-vjeç me 27 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë në bagazhin e tij, vlerësohet rreth 25 milionë euro në tregun e transferimeve.

Ai ka kontratë me gjigantin anglez deri më 2021. Sezonin e kaluar, Rose i bëri pesë asiste në 37 ndeshje për Spurs. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*